IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë raportuar 3 raste të vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, rastet e vdekjes janë 2 nga komuna e Prishtinës dhe një rast nga komuna e Drenasit.
Ndërkaq mosha e personave të cilët kanë vdekur nga Covid-19 në kryeqytet është 81 dhe 85 vjeç, kurse nga komuna e drenasit ka ndërruar jetë një 74 vjeçar.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, sipas njoftimeve të Institutit të Shëndetit Publik janë shënuar gjithsej 1.482 raste të vdekjes. /InLajmi/