Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, përcjell InLajmi.
Ky Holokaust konsiderohet një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
Postimi i plotë i saj:
Ndajmë të njëjtin fat. Imazhe të njëjta të gjenocidit, viktima të urrejtjes, refugjatë të trishtuar e deportime masive me tren – që janë mishërim i dhimbjes sonë të përbashkët.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bashkë me të Ngarkuarën me Punë për marrëdhëniet Kosovë – Izrael dhe zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm në MPJD, bëmë nderime tek pllaka përkujtimore për hebrenjtë, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit, si dhe tek dhe varrezat Hebreje në Prishtinë. /InLajmi/