Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është therrur me thikë në Prizren, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit në raportin 24 oresh bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK./InLajmi/