Twitter Inc ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e shefit My Pillow Mike Lindell për shkelje të përsëritura të politikës së kompanisë për dezinformimin e zgjedhjeve, tha firma e mediave sociale të hënën vonë, trasmeton InLajmi.
Lindell, një mbështetës i devotshëm i ish presidentit amerikan Donald Trump, financoi lëvizjet protestuese paszgjedhore në një përpjekje për të përmbysur fitoren e zgjedhjeve të Presidentit Joe Biden.
Lindell përdori llogarinë e tij personale në Twitter, e cila kishte gati gjysmë milioni ndjekës para se të pezullohej, dhe llogarinë e kompanisë për të përhapur pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë të votuesve në zgjedhjet presidenciale.
Gjykatat kanë hedhur poshtë pretendime të tilla të pabaza, edhe pse Trump dhe mbështetësit e tij vazhduan të pretendojnë në mënyrë të gabuar se ka pasur mashtrim të votuesve, raporton Routers.
Lindell shkelte vazhdimisht politikën e integritetit qytetar të kompanisë, për shkak të së cilës ai u pezullua, tha një zëdhënës i Twitter në një deklaratë me email. Twitter e kishte pezulluar përgjithmonë Trumpin nga platforma e tij më parë këtë muaj.
Themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë My Pillow, komentet dhe reklamat politike të Lindell janë një material i rregullt në mediat konservatore./InLajmi/




















