Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Patra të Greqisë.Sipas mediave greke, është qëlluar me armë një shqiptarë i cili nga të dhënat paraprake thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në trup, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mësohet se ndaj tij është qëlluar të paktën 5 herë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras.
Sipas informacionit të parë, dy makina private u përplasën, për një arsye të panjohur, dhe më pas disa nga personat që ishin në makina filluan të qëllonin, trasmeton T.Ch.
Thuhet se dy persona janë shpallur në kërkim pasi arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se viktima është një shqiptar i moshës 27-vjeçar por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.