U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë së hënës ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj, përcjell InLajmi.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj i’u ka uruar mirëseardhje gjyqtarëve duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim ne forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Njoftimi i plotë i presidences:
Prishtinë, 25.01.2021 – Në pajtim me propozimin e KGjK-së, U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot njëzet e tre (23) gjyqtarë të rinj.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.
Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës./InLajmi/




















