IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 10 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit këtë herë qyteti i Lipjanit dhe Skenderajt, paraprinë me 2 raste të vdekjes si shkak i pandemisë Covid-19.
Ndërkaq komunat Dragash, Fushë Kosovë, Malishevë, Pejë, Prizren dhe Suharekë, janë më nga një rast.
IKSHPK tutje njofton se mosha më e re gjatë këtyre 24 orëve është ajo e komunës së Lipjanit, 29 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Deri më tani është raportuar se në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1.466 raste të vdekjes./InLajmi/




















