Një person me veturën e tij e ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë, shkruan InLajmi.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në magjistralen Kaçanik-Ferizaj
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”,thuhet në njoftimin e PK-së./InLajmi/.