Prizreni, që njihet edhe si kryeqytet shpirtëror dhe kulturor i gjithë shqiptarëve kudo që janë, sot ishte nikoqire i katër ansambleve muzikore, nga Berati (Shqipëri), Ulqini (Mali i Zi), Presheva dhe nga Tetova, (Maqedoni), shkruan InLajmi.
Fjala është për Festivalin tradicional mbarëkombëtar, “Kĕnga e vjetĕr na bashkon”, e që organizohet nga SHKA “Agimi”, në Prizren në bashkĕpunim me Drejtorinë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe me MKRS-nē.
Para aderuesve të shumtë të këngës së vjetër qy tetare, edicionin e tretë tĕ këtij Festivali, e hapi Vlora Dumoshi, Ministre e kulturës, e cila pasi i uroi pjesmarrësit, tha se Prizreni i lashtë gjithëherë ka ditur t’i kultivoj dhe prezentoj traditat muzikore të të gjitha trevave tona. Ndaj edhe organizimi i këtij Festivali tradicional dëshmon për traditat e kahershme dhe të begatshme të muzikës së mirëfillt shqipe.
Aderuesit e shumtë të muzikës që ishin prezent në sallën e Shtëpisë së kulturës nē Prizren, sot patën rastin të kënaqen me repertoaret e begatshme të Shoqërive muzikore: “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, “Presheva” nga Presheva, “Margarita Tutullani’ nga Berati, si dhe Ansamblin “Marinarët” nga Ulqini.
Me që Festivali ka karakter garues, dhe të gjitha ansamblet, u prezentuan me një profesionalizēm të shquar, Juria profesionale, nuk e pati të lehtë, të përcaktohet për Ansamblin më tē mirë. Kështu, Çmimi i parë i edicionit të tretë të Festivalit, “Kënga e vjetër na bashkon”, i takoi Ansamblit muzikor nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” nga Berati. Ne fund të kētij Festivali, laureatët si dhe të gjithë pjemarresit, i uroi edhe nikoqirja Emilia Rexhepi, drejtoreshë e DKRS në Prizren.Osman Goranci/InLajmi/