Deklarata e u.d Presidentës Vjosa Osmani ka bërë bujë mediatike duke u kritikuar me deklarimet e saj, përcjell InLajmi.
Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së mëhershme të Vjosa Osmanit për zhvillimet në KQZ, ndaj të cilës edhe paralajmëroi masa
Ramadani me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Osmani është në konflikt të thellë interesi ngase sipas tij po kërkon nënshtrimin e Kushtetueses dhe KQZ-së ndaj partisë së saj.
Postimi i plotë i tij:
Vjosa Osmani eshte ne konflikt te thelle te interesit sepse po kerkon nenshtrimin e Gjykates Kushtetuese dhe KQZ-se ndaj partise se saj per te certifku listen e deputeteve ku ajo ben pjese. Ajo nuk po flet si Presidente qe perfaqeson unitet, por si kandidate perçarese per deputete dhe si militante e zellshme e Albin Kurtit.
Ajo nuk flet si Presidente sepse nuk eshte e tille e as nuk eshte e denje per ate ulese. Ajo eshte vec U.D, fati politik i se ciles varet krejtesisht nga Albin Kurti. Pa Kurtin, Vjosa Osmani jo qe nuk do te kalonte pragun, por as tepihin qe vendoset para pragut.
Duke e dite gjendjen e vet te deshperuar ajo ka mbetur pa kurriz, pa integritet dhe ne pozicion ku instrumentalizohet skajshmerisht nga mjeshteri i saj.
Ne vend se te mbroje KQZ-ne nga kryqezata e VV-se, ajo behet pjese e korit denigrues ndaj institucioneve te pavarura, autonomia e te cilave eshte jetike per funksionim te mire te demokracise.
Poashtu, shtrohet pyetja: nese u rrezu Qeveria Hoti per shkak te nje personi te denum ne tri vitet e fundit, pse duhet te certifikohen ne keto zgjedhje personat e denum ne tri vitet e fundit? Kjo eshte absurde.
Nese lejohet kandidimi i tyre, atehere edhe vota e Etem Arifit paska ne qene ne rregull dhe nuk paska pase nevoje qe VV dhe Vjosa Osmani ta çojne lenden per Etem Arifin ne Kushtetuese.
Perndryshe, KQZ-ja duhet te largoje Lulzim Abazin e PDK-se nga lista e te kandiduarve, qe eshte denuar ne vitin 2020. Personat e denuar ne tri vitet e fundit nuk e fisnikerojne listen dhe si te tille duhet te mos lejohen te garojne per ulese ne Kuvendin e Kosoves./InLajmi/