Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas mbledhjes së KQZ-së, përcjell InLajmi
Ai tha se gjatë ditës së premte u bë edhe më e çartë deklarata e tij që kishte bërë disa ditë më herët në lidhje me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka.
Ai ftoj të gjithë tash ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Çertifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.
Ai në fund tha se të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të përcaktohen nga një forum politik sipas dëshires se tij dhe se Daka është e përbetuar ta eleminoj Albin kurtin nga gara e barabartë zgjedhore.
Postimi i plotë i tij:
“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.
I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.
Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?
Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”/InLajmi/