Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së KQZ-së, përcjell InLajmi.
Ajo tha se para se të ndërprehej mbledhja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka më shumë dakordohej me përfaqësuesit që vinë nga PDK dhe LDK se nga përfaqësuesi i Zyresë për regjistrim të partive politike.
Kurti për Dakën tha tha se më shumë pajtohet me Sami Hamitin(LDK) dhe Arianit Elshanin(PDK) se me Yll Buleshkajn i cili është profesionist me mbi 20 vjet përvojë në zgjedhje, demokraci, dhe drejtat e njeriut.
Postimi i plotë i saj:
“Para se të ndërpritej mbledhja e KQZ-së e pamë se Valdete Daka më shumë po pajtohet me përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së sesa me Drejtorin e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike brenda KQZ-së. Më shumë po pajtohet me Sami Hamiti (LDK) dhe Arianit Elshanin (PDK) sesa me Yll Buleshkajn, profesionit me mbi 20 vjet përvojë në zgjedhje, demokratizim, dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka shembull e përshkrim më të mirë për rreshtimin e znj. Daka”/InLajmi/