KFOR-i turk ka ndihmuar me investim prej 39.500 euro.Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, përcjell InLajmi.
Komandanti I njësis së Bashkëpunimit Civilo-ushtarak i KFOR-it Turk, Koloneli Serkan Erçakir tha se në këto ditë pandemie po e kuptojmë vlerën e shëndetit dhe kjo i bashkoi në një projekt të përbashkët me vllezërit Kosovar.
Nga KFOR-i TURK është bërë riparimi i dhomave të vëzhgimit dhe të ndërhyrjes emergjente të QKMF-së.
Postimi i plotë i Komunës Hani i Elezit:
QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” merr në shfrytëzim investimin e KFOR-it TURK
Në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” me një ceremoni rasti është bërë pranim dorëzimi i investimit të cilin e ka realizuar KFOR-i Turk.
Nga KFOR-i TURK është bërë riparimi i dhomave të vëzhgimit dhe të ndërhyrjes emergjente të QKMF-së.
Përveç tjerash janë dhuruar pajisja për analiza të gjakut, urines, Mikroskop, pajisje centrifuguese, të destilimit të ujit, banjë digjitale, kompjuter, printer, tavolina, karriga dolap për veshmbathje si dhe shtretërit për këtë qendër.
Komandanti I njësis së Bashkëpunimit Civilo-ushtarak i KFOR-it Turk, Koloneli Serkan Erçakir tha se në këto ditë pandemie po e kuptojmë vlerën e shëndetit dhe kjo na bashkoi në një projekt të përbashkët me vllezërit Kosovar.
Ky projekt do të ju shërbej njerëzve dhe do të jetë unazë në mes të Kosovës dhe Turqisë, për të forcuar miqësinë tone historike , unitetin dhe frymën e solidaritetit.
Në emër të komunës së Hanit të Elezit, dhe të banorëve të komunës, Ushatrakët Turk I falënderoi nënkryetari komunës z.Mallzum Qajani.
Ai e vlerësoi lartë këtë investim si shumë me rëndësi dhe i cili u realizua në momente jashtëzakonisht të vështira për shëndetësinë.
Ndërsa në emër të stafit të QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” u falënderua drejtori I kësaj qendre Dr. Nejazi Luma.
Vlera e investimit është 39.500.oo euro dhe I tëri është financuar nga Republika e Turqisë./InLajmi/