Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës njekohësisht edhe kandidati për kryeministër nga radhët e po kësaj partie gjatë ditës së sotme ka bërë një vizitë në Istog, përcjell InLajmi.
Ai tha se ndjen kënaqësi çdo herë kur i takon bashkëluftëtarët nga ky vend dhe se së bashku me ta po e ndërtojne vendin.
Postimi i plotë i tij :
Së bashku në luftë, së bashku në paqe. Kënaqësi sa herë që i takoj bashkëluftëtarët e mi, kësaj radhe në Istog, me të cilët i kalova ditët e lavdisë, e me të cilët tani po e ndërtojmë vendin së bashku.
Vizioni im për rritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë dhe rruga e saj drejt NATO-s, po përkrahet maksimalisht nga veteranët.
Aleanca ka qenë gjithmonë pranë kategorive të lirisë, me mbështetje jo vetëm morale por edhe me punë konkrete për të lehtësuar jetën e tyre./InLajmi/