Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar qendrën turistike të Brezovicës ku njekohesisht tha se do të investojë në të gjatë vitit 2021 dhe se do ta shendërroj në një rekreacion turistik ndërkombëtarë këtë vend raporton InLajmi

“Kishim një bisedë me skiatorët për kushtet që janë këtu dhe nevojat për rivitalzim për të kthyer këtë qendër një pistë të standardëve botërore”,tha Hoti.
Ai shtoi se“Bashkë më marrëveshjen e Washtingont pres që gjatë këtij viti të përfundojmë investimin dhe këtë qendër ta kthejmë në një rekreacion ndërkombëtarë të turizmit”.

Së bashku në vizitë me Hotin ishte edhe ministrja Vlora Dumoshi ku e përmendi programin që ka kjo dhe partia e saj në turizëm më konkretisht në sport.
“Në programin tonë kemi paraparë 100 fshatrat turistike e cila do të prezantohet gjatë ditëve në vijmë e cila do të ndikoj në turizëm, sport”, tha Dumoshi.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Skiatorëve të Kosovës, Milaim Kelmendi, ka falënderuar Dumoshin për përkrahjen e vazhdueshme .
Ai tha se ata kanë arritur normën olimpike që të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
/InLajmi/




















