Pak kush mund ta mohojë gëzimin që dëbora shkakton te të gjithë, qofshin këta edhe njerëz që thjesht e urrejnë dimrin. Ka diçka – në dukje magjike – te dëbora dhe disa nga arsyet pse ndikon pozitivisht janë:
Na frymëzon përmes ndryshimit
“Dëbora sjell ndryshim, risi dhe një përshtypje të re në botë,” shkruan psikologia Sandi Mann. “Udhëtimet mund të ndërpriten, takimet anulohen, shkollat ndodh të mbyllen më herët. Ky ndryshim i përditshmërisë na freskon mendjen dhe e shohim botën në një tjetër formë. Kjo na bën që të ecim një hap prapa nga rutina dhe të shijojmë një ditë duke nuhatur me qetësi kafenë, ose duke ndërtuar një plak prej bore.”
Na sjell një ndjenjë qetësie
Edhe në momentet më stresuese, rreshjet e borës kanë një fuqi gati të mbinatyrshme për të na qetësuar – mendjen, trupin dhe shpirtin.
Na lidh me kujtimet e fëmijërisë
“Dëbora është substanca më natyrale (përveç rërës) që shoqërohet me fëmijërinë dhe kështu që shumë prej nesh e kanë të vështirë të rezistojnë t’u kthehen ditëve më të lumtura”, shkroi psikologia Sam Mann në blogun e saj. “Një fenomen i tillë quhet kujtesë emocionale dhe do të thotë që kujtimet tona janë emocione – kështu që kur kujtojmë ngjarjet, kujtojmë edhe emocionet që lidhen me to. Shumë prej nesh kanë kujtime të lumtura të fëmijërisë kur luanim në dëborë.”
Na sjell lojëra dhe argëtim
Të mos harrojmë atë çfarë është e dukshme. Ditët me plak prej bore, kala prej bore dhe topa bore janë të rralla, të paktën për njerëzit që jetojnë në zona ku nuk bie shpesh borë.
Na mbledh bashkë
Nuk mund ta mohojmë fuqinë e dëborës! Pas një dite të gjatë argëtuese, nuk ka asgjë më të mirë se të ulesh në divan me dikë ose me një grup njerëzish, duke pirë kafe, çaj ose çokollatë të nxehtë.Na kujton bukurinë e natyrës
Bora i jep dritë natyrës. Hapësira e gjerë e bardhë dhe pemët me gjelbërim të përjetshëm, të mbushura me një “pluhur” të bardhë, na mahnisin deri në atë pikë sa është e vështirë t’i heqësh sytë nga natyra, shkruan Revista Anabel.
Na kujton se është kalimtare
Ndoshta një nga aspektet më të bukura të ekzistencës së dëborës është fakti që është kalimtare. Temperaturat rriten, dëbora shkrin dhe nis një tjetër cikël, një fillim i ri.