Paris Saint-Germaini po tenton t’i mbajë në skuadër 2 yjet e ekipit Kylian Mbappen dhe Neymarin.
Të dy lojtarët janë lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga kampioni francez në fund të këtij sezoni.
Mirëpo drejtori sportiv i klubit Leonardo ka bërë të ditur se klubi do të provojë të vazhdojë kontratat me 2 prej yjeve të skuadrës.
“Shpresoj që ata të jenë të bindur për të rinovuar. Paris Saint-Germain, është vend i mirë për një lojtar të nivelit të lartë, i cili drejtohet nga ambicie të mëdha. Duam të arrijmë marrëveshje me ta”, u shpreh Leonardo, transmeton koha.net.
Neymar dhe Mbappe kanë kontratë me klubin francez deri në vitin 2022.