Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në listën për deputet janë 2 të rinjë nga familje atdhetare, përcjell InLajmi.
Ai është shprehur njëri është Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala.
Ndërsa 19-vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, e cila është më e reja në moshë brenda partisë, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi.
Postimi i tij i plotë:
Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.
Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.
Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës/InLajmi/




















