Heset Rrahmani nga Vitia është përsoni i cili ditë më parë është raportuar se është zhdukur por policia jep detaje ku tregon se i njejti person është gjendur pa shenja jete në rrugen Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut konkretisht tek tuneli i parë, përcjellë InLajmi.
Sipas policisë trupi i pa jetë i H.Rr 47 vjeç është gjetur sot rreth orës 11:00 i rënë në humner.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar, 47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, njofton më tej policia./InLajmi/