Arkadiusz Milik ka arritur marrëveshje personale me Marseille dhe pritet të transferohet gjatë javës në “Velodrome”.
Sipas “Rai Sport”, Napoli dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Arkadiusz Milik, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Ligue 1 të enjten gjatë javës.
Kontrata e reprezentuesit polak skadon në fund të sezonit, por Marseille ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar 26-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Sipas artikullit, Milik do të transferohet në Francë si huazim me një mundësi të blerjes, prandaj ai do të duhet të zgjasë kontratën e tij me Napolin para se të përfundojë lëvizjen e tij në “Stade Velodrome”, shkruan Rai Sport.
Marseille do të paguajë më së shumti 9 milionë euro plus 4 milionë euro shtesë dhe me një klauzolë të shitjes prej 20% të përfshirë në marrëveshje, transmeton lajmi.net
Lojtari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Marseille mbi një marrëveshje prej 4 milionë euro në vit. Ish-sulmuesi i Ajaxit pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tij mjekësore me Marseille të enjten.