Kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Islam Pacolli, ka thënë se në Parlamentin e Kosovës ka ngritur çështjen e Preshevës, ku ka kërkuar 50 milion euro të ndajnë për këtë komunë, raporton InLajmi.
Sipas tij kjo do të ishte mënyra për të parandaluar shpërnguljen e njerëzve nga ky vend.
“Këtë çështje e kam ngritur edhe në Parlamentin Kosovës dhe kam kërkuar një shumë e cila mendoj që është simbolike që çdo vit t’i ndahet nga 50 milionë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që të zhvillohet ajo anë dhe kam kërkuar që edhe Shqipëria ta bëjë të njëjtën.
Ne mundemi me i përkrah duke e ngritur çështjen ekonomike të atyre njerëzve prandaj, ne kot kërkojmë mos shpërnguljen e tyre kur ne nuk ju ofrojmë asnjë ndihmë përpos ndihmën politike që themi se ne e përkrahim, ne nuk duhet vetëm me thënë se e përkrahim, ne duhet me përkrah defakto me buxhet për ngritjen ekonomike me ngritje ekonomike njerëzit nuk shpërngulen, prandaj deri më tani nuk është bërë por minimumi që duhet të bëjmë është me nda urgjentisht këtë buxhet.
Asnjë nuk ka dal që e ka përkrahur këtë që unë e kam përkrahur, që e kam kërkua”, ka thënë Pacolli./InLajmi/.