Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, tha se kjo parti është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend, përcjell InLajmi.
Këtë ai e ka thënë para strukturave të AAK-së në Podujevë, ku edhe e ka njoftuar për programin politik.
Po ashtu ai ka folur eshe për Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili sipas tij do të jetë vakcinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike
Postimi i plotë i tij:
Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.
Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vakcinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike.
Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinjë që ju bashkuan AAK-së./InLajmi/