Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varresat e heronjëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në 39-vjetorin e rënies së tyre.
“Si çdo vit tjetër, mëngjesin e 17 janarit Haradinaj e nis me vizitë tek varret e vëllezërve Gërvalla në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tyre për lirinë e Atdheut”, thuhet në komunikatën e tyre dërguar për medie.
“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, po këtu pushon edhe nënë Ajshe. Këta janë heronjtë tanë, lajmëtarët e lirisë, por edhe ata që na motivuan, lavdi e përjetshme”, tha Haradinaj.