Aktorja e njohur Ardiana Matoshi si duket ka vendosur qe ta ketë profesionin e 2-të të politikës, përcjell InLajmi.
Matoshi ka njoftuar se do të jetë kandidate pë deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo njoftoi përmes rrjetit social facebook se zgjedhjet e ardhshme janë referendum dhe me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe Matoshi.
Postimi i plotë i saj:
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.
Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.
Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.
E juaja,
Adriana/InLajmi/