Kreu i lëvizjes Vetëvendosje në ditën e sotme zhvillon një takim në Parlamentin Britanik ku aty takoi, John Cryer kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kastriot Berberi, Këshilltar Komunal në Waltham Forest.
Ndër të tjerash ata diskutuan për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike, pas daljes së Vetëvendosjes si parti fituese në zgjedhjet 2019 dhe për sfidat që po kalon Britania e Madhe me BREXIT-in.
Kurti me vete mori edhe disa përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, siç ishin :
Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci, si dhe Agim Morina, shkruan InLajmi
Kurti, për këtë takim bëri të ditur edhe në rrjetin social Facebook.