Shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit ishte vërshuar nga uji, pas shiut që ra ditë më parë në rajonin e Gjakovës, përcjell InLajmi.
Qytetarët janë mbledhur për ta ndihmuar atë në renovim dhe sigurim të shtëpisë, dhe siç njofton një nga qytetarët në këtë aksion, Shpend Lila, tashmë janë mbledhur 7.300 euro.
Postimi i plotë i tij:
“Nona Ferdonije po ju përqafon dhe falenderon të gjithëve që u bashkuat në nismën tonë për ta ndihmuar pas vërshimeve të fundit. Dhimbjen nuk ja largojmë dot, por pak buzëqeshje e ngrohtësi në shtëpi i sollëm.
Për 36 orë, bashkë grumbulluam 7,300 Euro, të cilat ia dorëzuam sot në llogari në Gjakovë.
Nona Ferdonije nuk është vetëm dhe nuk do të jetë asnjëherë. I ka 15 milion shqiptarë djem e çika nga e mbarë bota.