Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në Reçak, për të përkujtuar masakrën që ndodhi me 15 janar, të vitit 1999, raporton InLajmi.
Ai në këtë shprehur se pas 21 vitesh kjo ngjarje nderohet pa prezencën e krerëve të e UÇK-së.
“Jemi këtu së bashku me kryetarin e Shtimes Naim Ismajli për të nderuar Reçakun për të nderuar ata të cilët ishin viktimë në këtë ngjarje tragjike. Dhe natyrisht që jemi këtu ku Kosova është e lirë pas 21 vjetësh e nderojmë këtë ngjarje, ne jemi pa kryetari Veseli pa presidentin Thaçi, pa Rexhep Selim, Jakup Krasniqi, të cilët në mënyrë të padrejtë po përballen në gjykatë dhe jemi të sigurt se do të kthehen faqebardhë”.
Ata nuk janë në gjykatë si emra të përveçëm po është kauza jonë për liri. Se ky shtet është ndërtuar nga qytetarë trima dhe punëtorë. Natyrisht që për neve si PDK-ja kjo është një ngjarje e rëndë dhe jam i sigurt që 5 nëntori e kanë cenuar dinjitetin e shqiptarit”,tha Hoxhaj./InLajmi/