Policia e Kosovës ka apeluar që qytetarët të kenë kujdesë gjatë vozitjes së veturave, pasi që sipas tyre në këto kohë rrugët janë me ngrica, përcjell InLajmi
Ky apel ka ardhur bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, ndryshimet atmosferike, reshjet e vazhdueshme dhe moti i ftohët në vend.
“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, ndryshimet atmosferike, reshjet e vazhdueshme dhe moti i ftohët në vendin tonë.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica. (Foto e bashkëngjitur)”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./InLajmi/.