Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja e Serie A kundër Interit këtë fundjavë do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër luajti 64 minuta të fitores 3-2 kundër Genoas në Coppa Italia të mërkurën dhe menjëherë u përqendrua në ndeshjen e madhe kundër Nerazzurrëve këtë fundjavë.
Juventusi aktualisht është i katërti në Serie A, katër pikë prapa Interit të vendit të 2-të dhe 7 pikë prapa liderit të ligës, Milanit shkruan JTV.
Me më shumë se gjysmën e sezonit të mbetur, Chiellini theksoi se ndeshja kundër Interi në Giuseppe Meazza nuk do të jetë vendimtare në betejën për Scudetto , transmeton Telegrafi.
“Ka mbetur edhe një raund, kështu që unë do të thosha se është e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë fillimisht Chiellini.