U.d e Presidentes së vendit Vjosa Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se bashkimi i tyre shkon përtej një liste dhe emrave të përveçëm, raporton InLajmi.
Osmani ka konsideruar se bashkimi i tyre është bërë për një kauzë të përbashkët e që sipas tyre është ç’kapja e shtetit, zhvillimi ekonomik, ruajtja e sovranitetit të vendit.
“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Bashkimi jon shkon përtej bashkimit të një liste.
Është bashkim për një kauzë që është në të mirë të qytetarëve tanë. Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individual dhe bindjeve ideologjike, sepse ka për qëllim ç’kapje e shtetit, zhvillimin ekonomik, arsimit…. Jemi të vendosur për respektuar Kushtetutën ton dhe për të garantuar sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës”.
Osmani tha se vendi ka nevojë për një kryeministër të guximshëm, siç është Kurti./InLajmi/.