Kyeministri i Republikës së Kosovës Abdullah Hoti ka reaguar në lidhje me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen time në raport me procesin e dialogut,ku i ka sqaruar më tej.
Ne fundai theksoi se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët e Kosovës dhe sipas tij nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.
Postimi i plotë i tij:
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime./InLajmi/