Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, ka njoftuar se është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës përcjell InLajmi.
Ai i ftoi të gjithë mërgimtarët të regjistrohen deri më 21 janar dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të bërë ndryshimin në vend.
Hoxhaj theksoi se PDK ka plan konkret për diasporën, duke përfshirë 3 vende në listën për deputetë.
Postimi i plotë i tij:
“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë.
PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar.
Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës. #HoxhajKryeministër”/InLajmi/