Pas qarkullimit të lajmit se Bekim Muja ka dhënë dorëheqja nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas kanë reaguar nga kjo parti përcjell InLajmi.
Ata thanë se lajmi është i pavërtete,duke shtuar se Muja ska qënë asnjëhërë nënkryetar i kësaj nëndege.
Ndërkaq në fund u theksua se PDK e përkrah vendimin për të garuar në zgjedhje pa koalicion si e vetme.
Postimi i plotë i nëndegës në Drenas:
“Lajmi i publikuar sot në media rreth dorëheqjes së nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Gradicë është i pavërtetë dhe tendencioz.
Bekim Muja asnjëherë nuk ka qen nënkryetar i kësaj nëndege.
PDK dega në Drenas e mbështet plotësisht vendimin e marrë nga Kryesia e PDK-së në nivelin qendror që në zgjedhjet nacionale të garoj si e vetme. Nga eksperiencat që kemi nga e kaluara në shumë raste koalicioni me partitë e tjera politike e ka dëmtuar PDK-në në Drenicë kjo ka ndodhur edhe në vitin 2017.”/InLajmi/