Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj tha se është e papranueshme dhuna policore e përdorur kundër ish-deputetit Dardan Molliqajt dhe Partisë Social-Demokrate gjatë protestës së tyre, përcjell InLajmi.
Ai tha se policia nuk duhet të zbatojë standarde të dyfishta, por të jetë në detyrën e saj në mënyrë profesionale dhe në mënyrë të barabartë me të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
“E papranueshme dhuna policore e përdorur kundër ish deputetit Dardan Molliqajt dhe Partisë Social-Demokrate gjatë protestës së tyre.
Policia nuk duhet të zbatojë standarde të dyfishta, por të jetë në detyrën e saj në mënyrë profesionale dhe në mënyrë të barabartë me të gjithë.
Nëse partitë politike po amnistohen për mbajtjen e tubimeve zgjedhore në kundërshtim me rregullat e pandemisë, Policia duhet të tregoj pse po tolerohet kjo.
Inspektorati Policor i Kosovës duhet të hetojë sjelljen e sotme policore”./InLajmi/