Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë e vetme si subjekt politik, pra pa koalicione parazgjedhore. Edhe pse u diskutua se mes PDK’së dhe partisë Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj.
Ndërkohë kanë mbetur pak më shumë se një orë deri tek mbyllja e aplikimit për koalicione parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partitë e vogla që kanë pasur bashkëpunim tradicionalisht, me kusht që të njëjtat të garojnë në listën e PDK-së.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë vetëm nën siglën dhe logon e saj PDK. Kjo nënkupton se ne nuk do të kemi marrëveshje me partitë tjera për ndonjë koalicion parazgjedhorë. Mirëpo, PDK do të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla që tradicionalisht kemi bashkëpunuar, e që do të garojnë në listën e PDK-së”, ka thënë Bytyçi.
Fletëvotimet e dërguara me postë, për kryetar të Komunës së Istogut, kishin qenë në pliko të njëjta, fletëvotime të printuara të gjitha njëjtë dhe të dërguara me postën e njëjtë për kandidatin e AAK’së për kryetar, Gani Dreshaj.
Në këto fletëvotime, 99 për qind ishin për Gani Dreshajn, ndërkaq vetëm 1 për qind për kandidatin e LDK’së, Haki Rugova.
Sipas këtij burimi, nuk do të ketë kurrfarë koalicioni me partinë NISMA në këto zgjedhje dhe PDK do të jetë shumë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partië pas zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se partitë poltike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00.
“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme koalicioni mund të përbëhet vetëm nga partitë politike”, ka thënë më tutje ai për Express.
Kujtojmë që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka caktuar 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.