Komuna e Gjakovës ka njoftuar se është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë, përcjell InLajmi.
Më tutje në njoftim u bë e ditur se pas inspektimit të kësaj ure, kanë konstatuar se ajo rrezikon që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
Ndryshe në mënyrë që të mos rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion dhe banorët është marrë vendim nga në orët e para të ditës së sotme që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë.
Postimi i plotë i Komunës së Gjakovës:
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë (rr. Shefki Thaqi).
Pas inspektimit të kësaj ure kemi konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
Prandaj duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë.
Lusim qytatarët që për sigurinë e përgjithshmë ta respektojnë këtë vendin.”/InLajmi/