Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se sot ka pritur në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin HAMAD AL-MARRI, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve, përcjell InLajmi
Ndër të tjera, ajo thotë se u konfirmuar mbështetja e Katarit për Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
SHTETI I KATARIT QËNDRON PËRKRAH REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Sot prita në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali Bin HAMAD AL-MARRI, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve.Ambasadori Al-Marri më siguroi se qëndrimi i Doha-s zyrtare mbetet i pandryshuar, dhe se Shteti i Katarit do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën duke i qëndruar përkrah popullit dhe shtetit tonë. Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit veçanërisht në konsolidimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.