Ministëri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës Skender Reçica tha se është shtyrë lajmërimi në zyrat e administratës së pensionevë përcjell InLajmi.
Ai njoftoi se është shtyrë deri me datën 31 mars 2021 për pensionistët,veteranët dhe përfituesit e tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta.
Gjithashtu ka shtuar që deri më datë 31 të muajit mars 2021 të mos paraqiten në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.
Postimi i plotë i tij:

“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.
Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.
Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta.”/InLajmi/