Ushtruesja e detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar gjatë ditës së sotme se do të bëj një vizitë zyrtare 2 ditore Bruksel përcjell InLajmi.
Në njoftim nga Presidenca thuhet se Osmani do ta takoj Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli,si dhe Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.
Ndër të tjera në komunikat theksohet se do të zhvillojë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjithashtu të mërkurën Osmani do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose.
Njoftimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:
Të martën, u.d. Presidentja Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, zonja Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Ndërkaq të martën mbrëma, zonja Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose./InLajmi/




















