Përveç reshjeve të shiut dhe borës që kanë shkaktuar edhe vërshime, moti i ligë në komunën e Podujevës të dielën gjatë natës është përcjell edhe me vetëtimë dhe goditje rrufesh.
Ndërsa, një rrufe e fuqishme ka goditur palestrën e sporteve “Anauri” në Peran, duke e rrënuar mbi 50% të këtij objekti, raporton Telegrafi.
Në momentin kur është goditur nga rrufeja në palestër kishte sportistë duke kryer aktivitete sportive, por për fat të mirë askush nuk ka pësuar.