• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vihen në pikëpyetje 300 eurot për 3 muaj për punëtorët që humbën vendet e punës

J G nga J G
10 January 2021
në KRYESORE
0 0
0
Vihen në pikëpyetje 300 eurot për 3 muaj për punëtorët që humbën vendet e punës
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për 3 muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19, ashtu siç parashihet me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Ligjit është paraparë që nga buxheti i Kosovës të paguhen pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna, për periudhën jo më të shkurtër se 3 muaj, pas datës 29 shkurt e deri më 30 dhjetor 2020.

Por, ndarja e këtyre mjeteve mund të mos bëhet në mungesë të mjeteve financiare.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë se amendamenti i këtij Ligji nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar të Kosovës për vitin 2021.

“Deklarimet që janë bërë para se të miratohet buxheti për vitin 2021, se do të shtohen 200 milionë euro për bizneset dhe 25 milionë euro për punëtorët nuk janë ndryshuar (nuk janë përfshirë në buxhet). Në draft buxhetin aktual është një shifër prej 182 milionë euro, ku përfshihen sektori i biznesit, punëtorët, një pjesë është për shëndetësi, një pjesë për fondin për garantim të kredive. Nga kjo shumë rreth 106 milionë do të ndahen për bizneset dhe punëtorët”, thotë Krasniqi.

Për ndarjen e këtyre mjeteve, Krasniqi thotë se ende nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i cili do të mundësonte shpërndarjen e këtij fondi.

Por, sidoqoftë, sipas tij, në këtë shpërndarje, nuk mund të flitet as për 300 euro as për ndonjë shifër tjetër.

“Duhet të pritet vendimi i qeverisë i cili do të përcakton se si do të bëhet ndarja, për cilat kategori dhe sa duhet të jetë shuma që ndahet”, thotë ai.

Krasniqi beson që javën e ardhshme do të merret vendimi i përgjithshëm për shpërndarjen e mjeteve.

“Fillimi i zbatimit të masave do të jetë varësisht nga realizmi i të hyrave që vinë në buxhet. Vendimi i parë ka me qenë për vetë të punësuarit që janë larguar pa të drejtë nga përfitimi i mëhershëm prej 290 euro, do të jenë pastaj mjetet që ndahen për arsim e gradualisht ashtu si vinë mjetet në buxhet do të merren edhe vendimet”, tha Krasniqi.

Lidhur me shpërndarjen e këtyre mjeteve, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, por nga kjo zyre është thënë që lidhur me këtë çështje t’i drejtohemi Ministrisë së Financave.

Ndarja e 300 eurove për 3+ muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës ishte propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo parti, po ashtu, kishte propozuar edhe themelimin e një granti në shumë prej 200 milionë euro, ndihmë financiare bizneseve që janë prekur nga pandemia me COVID-19.

Të dyja këto propozime ishin futur në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, por që për të 2 propozimet nuk janë ndarë fonde kur është bërë miratimi i buxhetit për vitin 2021.

Punëtorët presin mjetet e premtuara

Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, thotë se punëtorët janë në pritje të marrjes së këtyre mjeteve të premtuara dhe të përcaktuara edhe në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma dhe të kryen këtë obligim.

“Presim formimin e komisionit dhe të filloj aplikimi i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të përfitojnë nga 300 euro për 3 muaj”, thotë Azemi.

Ai thotë se në bazë të të dhënave të tyre numri i personave që kanë humbur punën gjatë pandemisë është rreth 100.000, por se mund të përfitojnë vetëm deri në 40.000, pasi ata janë të regjistruara si të punësuar, ndërkaq të tjerët nuk kanë pasur kontrata pune dhe nuk janë të regjistruar si të punësuar.

Jo më shumë se 10.000 persona humbën punën gjatë pandemisë COVID-19

Megjithatë, me këto shifra të Sindikatës së sektorit privat për numrin e punëtorëve që kanë humbur vendin e punës nuk pajtohet zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

“Nuk është aspak e vërtetë që thuhet se nga 40.000 deri në 100.000 punëtorë e kanë humbur vendin e punës, zyrtarisht ky numër është shumë më i vogël. Në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Fondin Pensional tregojnë që ky numër është 10 herë më i vogël dhe kjo e dhënë e saktë zyrtare së shpejti do të publikohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, thotë Krasniqi, raporton REL.

Banka Qendrore e Kosovës ka thënë se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2%.

Tags: Agim KrasniqiKoronavirusiLigji për Rimëkëmbje Ekonomike
Postimi i mëparshëm

Mustafa: LDK do të radhitet e para

Postimi tjetër

253 raste të reja dhe 646 të shëruar nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Të ngjajshme Postime

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër
KRYESORE

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë
KRYESORE

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim
KRYESORE

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Postimi tjetër
253 raste të reja dhe 646 të shëruar nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

253 raste të reja dhe 646 të shëruar nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu