Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, deklaron në të dhënat e tij në faqen zyrtare në Facebook se do të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës, përcjell InLajmi.
Kjo lë të nënkuptohet se ai po synon që të udhëheqë me kryeqytetin, ani pse në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të triumfonte përballë Shpend Ahmetit.
Ai në faqën e tij në rrjetin social Facebook e quan veten “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”./InLajmi/