Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është “problem i qartë” se shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk po marrin vaksinat kundër COVID-19.
Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shtetet e pasura kanë shumicën e vaksinave.
Deri tash, shtetet si Britania, anëtaret e BE-së, SHBA-ja, Zvicra dhe Izraeli kanë qenë në ballë të radhës për shpërndarje nga kompanitë Pfizer/BioBTech, Moderna dhe AstraZeneca.
Ai ka thënë se pret që të caktojë datat e udhëtimit për javën e ardhshme për misionin në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit.
Tedros kishte thënë më herët se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk kishte autorizuar hyrjen e ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë për të hetuar rastet e para me COVID-19, raporton Reuters.
Afër 88 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe rreth 1.9 milionë kanë vdekur, transmeton Periskopi.
Infektimet janë raportuar në më shumë se 210 shtete dhe territore që nga rastet e para të identifikuara në Kinë në dhjetor 2019.