6 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Kovaçec, përcjell InLajmi.
Në mesin e automjeteve të përfshira, ka qenë edhe një veturë zyrtare e komunës së Kaçanikut, nga e cila 3 zyrtarë publikë kanë marrë lëndime.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
Postimi i plotë i tij:
“Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore. Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre.