Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës në komunën e Gjakovës situata është renduar, përcjell InLajmi.
Kjo komunë ka njoftuar se të gjithë operatorët janë në teren dhe janë duke u munduar që të sanojnë problemet.
Postimi i plotë i komunës
Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës gjatë mbrëmjes së kaluar e të cilat po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, është krijuar situatë e rënduar në disa zona të komunës.
Të gjithë operatorët janë në teren dhe janë duke u munduar që të sanojnë problemet. Sipas parashikimeve meterologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese dhe situata të tilla do të mund të na përsëriten.
Deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë.
Në mënyrë që të jemi më afër jush, për çdo vështirësi që paraqitet në lagjen tuaj, ju lutem telefononi në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112☎️ dhe ne do të jemi në shërbim me të gjitha kapacitetet për të minimizuar problemin./InLajmi/