Gjatë ditës së sotme, në media qarkulloi një lajm se slogani “Vazhdojmë me Lidhjen” do të jetë slogani zyrtar i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në lidhje me këtë, sekretari i LDK-së, Arban Abrashie mohoi se ky do të jetë slogani i LDK-së, raporton Indeks Online.
“Slogani në fjalë nuk është slogan as logo zyrtare e fushatës së LDK-së, është thjesht një mesazh i prodhuar e shpërndarë nga aktiviste e simpatizantë të LDK-së. Ditëve në vijim, do të shpalosim logon e sloganin zyrtarë te fushatës”, u shprehë ai.