Rastet me COVID-19 në Evropë kanë kaluar 25 milionë të enjten, derisa disa shtete kanë zgjatur izolimin ose e kanë rikthyer.
Evropa ka regjistruar 25.016.506 raste dhe 559.863 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar për një izolim strikt të martën, duke paralajmëruar se varianti i ri i virusit po përhapet shumë shpejt sa që po rrezikon sistemin e shëndetësisë.
Gjermania nga ana tjetër, e cila po shënon rritje të rasteve, ka zgjatur izolimin shtetëror deri në fund të janarit, raporton Reuters.
Në Itali, kufizimet e vëna për Krishtlindje janë zgjatur deri më 15 janar, ndërsa në Greqi qeveria ka vënë vendin nën izolim nga 3 deri më 11 janar, transmeton koha.net.
Ndërkaq, Rusia e cila në Evropë kishte shënuar më shumë se 3 milionë raste për herë të parë, radhitet pas Indisë dhe Brazilit nga vendet më të prekura.