Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka konsideruar të pashmangshme fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi
Haxhiu ka thënë se hilet dhe pengesat sipas saj vetëm sa e rrisin Vetëvendosjen, dhe se siç thotë ajo mbështetja për VV-në është dyfishuar
Postimi i Plotë i saj:
Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri./InLajmi/