Aksidentet në trafik po vazhdojnë të jenë çdo ditë e më prezente në vendin tonë, ku si pasojë e tyre përveq lëndimeve dhe dëmeve materiale ka edhe numër të caktuar të vdekjeve të personave, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka bërë apel për të gjithë qytetarët të cilët vozitin makina të kenë kujdes të shtuar, pasi që për shkak të reshjeve atmosferike rrugët bëhen më të rrëshqitshme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës , Daut Hoxha, përmes gazetës InLajmi, ka drejtuar apel drejt qytetarëve ku ka thënë se vetem kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po perfundojnë tragjikisht.
“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesmarrjes në trafik, në veqanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju permbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta pershatin me kushtet në rrugë, sepse vetem kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po perfundojnë tragjikisht”, ka thënë Hoxha./InLajmi/.