Vjosa Osmani tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar që 14 shkurti do të jetë data zyrtare e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, përcjell InLajmi.
Ajo tha që uron nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.
Postimi i plotë i saj:
“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë”./InLajmi/